Kishte një javë që kishte lindur, ndërron jetë e reja me koronavirus.
MAQEDONI– Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maqedoni pas rasteve të identifikuara me koronavirus. Një 27-vjeçare, e cila rezultoi positive me koronavirus, ka ndërruar jetë një javë pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj.
Advertisements
Përmes një lidhje skype për emisionin “Vizioni i Pasdites”, mjeku shqiptar Aliriza Osmani ndau të dhënat e fundit nga Kumanova, teksa u shpreh se ky virus nuk kursen më askënd.
“ Në Kumanovë për momentin, në përgjithësi është gjendje stabile. Nuk është një situatë e vështirë. Një 27- vjeçare ka lindur para një jave dhe sot ndërroi jetë. Ishte e konfirmuar me COVID-19. Nuk e ka transferuar te foshnja virusin. Virusi nuk bën një farë zgjedhje prej moshës. Lindja ka qenë e vështirë dhe është kryer lindje cezariane”,– u shpreh mjeku Aliriza Osmani.
Advertisements
Përsa i përket gjendjes së personelit mjekësor mjeku shqiptar u shpreh se një numër jo i vogël mjekësh kanë rezultuar pozitivë ndaj COVID-19.“Unë jam në repartin e infektivit në Kumanovë. Kemi patur 4 infektologë. 2 kanë dalë pozitivë nga testi. Gjithashtu edhe një mjek tjetër. Një anestezist dhe një urolog kanë rezultuar pozitivë gjithashtu. Unë kam kryer dy teste dhe kam dalë negativ. Unë kam qenë në 2001-shin prezent në luftë. Nuk ndihem i rrezikuar. Ne jemi mjekë dhe pranojmë punën që kryejmë,”– ka shtuar më tej mjeku.
Aktualisht në Kumanovë statistikat janë, 617 të infektuar, 30 të vdekur, 35 te shëruar. Ndërkohë numërohen 18 raste të reja . Nga 617 mjekë, 10% e tyre rezultojnë të infektuar.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!