Lajmin e ka konfirmuar WBC, përmes faqes zyrtare.
KOSOVË– Boksierja me prejardhje nga Kosova, Fabiana Bytyqi, ka rezoltuar pozitive me Covid-19. 24 vjeçarja është kampione e botës për peshat 50 kilogramë. Lajmin e ka konfirmuar WBC, përmes faqes zyrtare.
Advertisements
“Presidenti i WBC-së, Mauricio Sulaiman dhe gjithë familja e boksit, uron shërim sa më të shpejt dhe të plotë boksieres Fabiana Bytyqi.Ajo ka bërë histori duke u bërë boksierja e parë nga Çekia që ka fituar një titull botëror” thuhet në njoftimin e WBC.
Fabiana Bytyqi është me prejardhje nga Kosova, por lindur në Republikën e Çekisë, atje ku është aktive në sportin e boksit. Në boksin profesionist, ajo deri më tani ka regjistruar 15 fitore dhe 1 barazim.
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!