VIDEO/ Banorja i ankohet se ka fëmijën sëmurë, merr përgjigjet e papritur nga Veliaj: E mirë, s’ka gjë

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj prej ditësh ka nisur të shpërndajë vetë ndihmat në familjet në nevojë. Por për zëdhënësen e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, shfaqja e Veliajt në dyert e familjeve në nevojë është një propagandë.

Advertisements

“Propaganda e një dite nuk e mbush dot barkun e zbrazur në 364 ditë të këtyre banorëve. Propaganda nuk ju siguron dot ilaçet, as shërbimin shëndetësorë. Ndalni poshtrimin me propagandë bajate dhe jepuni ndihmën e nevojshme qytetarëve të Tiranës që sot janë në vështiresi.

Dëgjojini hallet e qytetares dhe përgjigjet që i jep Veliaj!”, shkruan Zhupa, teska ka publikuar dhe bisedën e qytetarit të parë të Tiranës me një banore të Shëngjergjit. E moshuara i thotë Veliajt se ka djalin e sëmurë, ndërsa ky i fundit i përgjigjet “mirë s’ka gjë”.

Advertisements

BISEDA E VELIAJT ME QYTETAREN

Qytetarja: Edhe një djalë që është këtu e kam të sëmurë.

Veliaj: Si je? Si ke qenë?

Qytetari: Mirë.

Veliaj: Gëzohem që të shof

Qytetarja: Këtë djalin e kam të sëmurë.

Veliaj: Mirë, s’ka gjë.

Qytetarja: Nuk ja kanë lidhur ndihmat, nuk i kanë lidhur pension fare e kam çuar tek spitali.

Veliaj: Po pra i thash içik Osmanit që duhet me bo ato letrat e KEMP-it.

https://www.facebook.com/inazhupaPD/videos/219132429148806/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“S’kam frikë nga koronavirusi se po s’e pate konsumuar trupin nuk të zë”, Kryemadhi: Pres thonjtë dhe haj hudhra, grave t’u japin ilaç rrobash dhe enësh se iu këputën duart
Artikulli tjetërKaloi natën nën kujdes intensiv, ja si është gjendja e Boris Jonson