Ministria Italiane e Shëndetësisë u ka dhënë rrugë të lirë testeve të shpejta molekulare ose tamponëve të shpejtë, që bazohen në raportimin e gjeneve virale në sekerecionet e frymëmarrjes. Kjo do të lejonte marrjen e rezultateve në një kohë të shkurtër dhe do të krijonte një lloj orinetimi mbi kriteret e prioriteteve për pacientët e shtruar apo punonjësit shëndetësorë si personat më në rrezik.
Advertisements
Ndërkohë në Lombardi, lëvizja duhet të bëhet më maskë ose me mbrojtje të gojës dhe hundës. Është ky urdhri i ri i guvernatorit Attilio Fontana që do të hyjë në fuqi të dielën.
Autoritetet kanë njoftuar se hapja e disa bizneseve mund të diskutohet vetëm pas Pashkëve, nëse numri i kontaminimeve do të bjerë, por duhet distancim social deri në daljen e vaksinës./Opinion.al
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!