“E njoha kur do blija shtëpi, ai ishte ndërtuesi” Nga historia me bashkëshortin tek detajet për fëmijët, rrëfehet Alketa Vejsiu

Ka mbi 20 vite që është pjesë e medias në Shqipëri e një ndër personazhet publikë më në zë në vend, e megjithatë, për jetën private të Alketa Vejsiut dihet fare pak.

Advertisements

Veçanërisht kur vjen puna tek bashkëshorti i saj, biznesmeni Ardian Nelo.

Advertisements

Megjithatë, detaje nga nga historia e tyre, moderatorja e njohur i ka bërë të ditura së fundmi në një intervistë me një revistë iltaliane, pak kohë pas suksesit ët saj në moderimin e festivalit “Sanremo”.

Në intervistë, Vejsiu ka zbuluar se ajo dhe partneri, me të cilin ka 15 vite diferencë, janë njohur kur ajo ishte 20-vjeçe, në një periudhë shumë të rëndësishme për jetën e saj.

“E njoha kur vendosa të blija shtëpi për prindërit. Isha 20 vjeçe. Në atë kohë bëja dy punë që të më dilnin paratë për kredinë. Ai ishte ndërtuesi i pallatit që kisha zgjedhur për ta. Lamë një takim dhe mbaj mend që kur u ulëm, ai hoqi syzet dhe unë pashë ata sytë të kaltër të paparë. Për nëntë muaj, deri në pagesën e këstit të parë nuk ndodhi asgjë. Më pas nisi historia jonë e bukur e dashurisë, historia e jetës sime.”-është shprehur moderatorja.

Gjithashtu, Alketa ka dhënë dhe detaje mbi rolin e saj si nënë e dy fëmijëve, për privatësinë e së cilëve është kujdesur në maksimum.

“Jam një nënë pop, ndonjëherë bëhem fëmija i tretë ei shtëpisë. Nicol tashmë është 13 vjeçe dhe më pëlqen që është shoqja ime e ngushtë. Çmendem pas tim biri Lionel që më ngjan shumë. Është shumë i ëmbël, spontan dhe plot energji.”-ka rrëfyer Vejsiu.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRama flet për pamjen tm erruese nga varrimi në Peshkopi, do e ndaja me ju por…
Artikulli tjetërBasha: Shtoni testet, çdo ditë e humbur kushton jetë