Ende nuk është e qartë se sa njerëz mund të jenë infektuar me virusin Corona dhe nuk e dinë këtë.
Advertisements
Por ndërkohë, shumë kompani, po ofrojnë teste të shpejta për të konfirmuar nëse dikush është apo jo i infektuar. Vetëm në gjermani, janë 12 kompani që ofrojnë këto teste të shpejta që pretendojnë se përcaktojnë nëse dikush ka në gjak antitrupa kundër virusit, që do të thotë se e ka kaluar infeksionin tashmë dhe është imun.
Testet ofrohen madje me një çmim mjaft të ulët, rreth 30 deri 40 euro. Sipas prodhuesve ata brenda një kohe shumë të shkurtër kanë shitur tashmë qindra-mijëra teste të tilla. Ministria gjermane e Shëndetësisë paralajmëron ndaj testeve të tilla për antitrupat. Sepse sikurse thuhet në një deklaratë të kësaj ministrie “rreziku që testi i shpejtë të tregojë një rezultat negativ, ndërkohë që personi i testuar është shumë infektiv dhe përbën rrezik për të infektuar të tjerët, është jo i vogël.
Advertisements
“Problemi i testeve të tilla është se organizmi zhvillon antitrupa zakonisht vetëm një deri në dy javë pasi të jetë infektuar. Pra në fazën fillestare të infeksionit, këtyre testeve nuk mund t’u besohet. Po ashtu rezultati i testit mund të dalë pozitiv edhe në rast se dikush “ka pasur një infeksion krejtësisht të ndryshëm”. Dhe një gjë e tillë mund të ketë pasoja të rënda, nëse njerëzit besojnë se janë imunë dhe nuk kanë më nevojë për t’u mbrojtur. Janë edhe shumë kompani nga Azia që ofrojnë teste të tilla të shpejta, në një nga platformat më të mëdha tregtare në botë, alibaba. Sipas hulumtimeve, pothuajse të gjitha testet e shpejta për antitrupa vijnë nga Kina.
Shumë kompani farmaceutike i tregtojnë testet nën emrat dhe logot e markave të tyre. Disa zgjedhin të jenë transparente dhe thonë se ato janë prodhuar në kinë. Sidoqoftë, ekspertët thonë se testet e antitrupave nuk janë shumë domethënës për të përcaktuar nëse dikush është imun ndaj koronavirusit apo jo.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!