Pronari nga Brooklyn anullon një muaj qera për qindra qeramarrës

Mario Salerno, pronar i 18 ndërtesave me apartamente të lëna me qera, ka thënë se po anullon të gjitha pagesat e muajit prill për të mos vënë nën presion qiraxhinjtë e tij gjatë pandemisë së koronavirusit.

Advertisements

Disa ditë pasi humbi vendin e punës në fund të marsit, Paul Gentile po hidhte plehrat jashtë apartamentit të tij kur pa një njoftim pranë derës.

Për arsye të pandemisë së koroanvirusit që ka çuar në thuajse zero aktivitetin në New York City dhe ka bërë që mijëra njerëz të humbasin vendin e punës, pronari thoshte se nuk do të kërkojnë pagesën e qerasë për prillin.

Advertisements

“Ruani veten, ndihmoni fqinjët dhe lani duart!!!” shkruante në njoftimin e tij qiradhënësi Mario Salerno, të cilin e kishte vendosur në të gjithë ndërtesat e tij rezidenciale.

New York është qyteti me numrin më të madhe të qytetarëve qiramarrs në SHBA, të cilët jetojnë rrogë pas rroge dhe paguajnë shumë për apartmentin e jetesës.

Shembja e papritur e ekonomisë së qytetit ka lënë me mijëra duke vrarë mendjen sesi do të paguajnë faturat.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakCOVID-19 – Spanja tejkalon Italinë, e para në Evropë nga numri i të infektuarve
Artikulli tjetërTë izoluar nga dëbora/ Në malësinë e Librazhdit njerëzit kanë nevojë për ndihmë