Raporti suedez: Ja kur arrihet piku i koronavirusit në Ballkan! Shqiptari që jeton në Suedi tregon pse atje s’ka izolim

Shqiptari që jeton në Suedi, Jurgen Malaj, tha në një lidhje me “Skype” për News24 se suedezët po e presin me qetësi këtë situatë, pasi sipas tij, kanë kulturë dhe standard jetese.

Advertisements

Ndër të tjera, shqiptari tha se shkencëtarët suedezë janë mbyllur dhe po punojnë për vaksinën kundër COVID-19, ndërsa shtoi se ata kanë nxjerrë një raport, ku thuhet se piku i këtij virusi në Ballkan do të jetë më 14-21 prill.

“Suedia ka zgjedhur këtë rrugë, sepse mendon tek imuniteti i tufës. Drejtuesit kanë zgjedhur të mos izolohet popullata, pasi sipas tyre, ky virus do të kthehet në nëntor dhe duhet krijuar imunitet.

Advertisements

Qeveria ka hapur një buxhet për të ndihmuar biznesin, qytetarët, 150 miliardë euro. Suedia ka dhe një raport, shkencëtarët e saj janë ngujuar për të gjetur vaksinën. Në raport thuhet se do të ketë një kulm të virusit, që do të nisë nga 14 prilli.

Këta po e presin me qetësi, kanë kulturën, kanë standard jetese. Të moshuarve edhe pa pandemi iu shkon ilaçi dhe ushqimi në shtëpi. Ndryshe nga qeveria shqiptare që ka nxjerrë në rrugë ushtrinë, Suedia nuk është për shtetrrethim. Këtu nuk përdoren maska, doreza, në popullatë, se në personelin mjekësor sigurisht që përdoren. Suedia ka gjendje në bunkeri për raste lu fte, që i kanë nxjerrë dhe i gjithë shteti është në gatishmëri.

Këta kanë një raport, që thotë se Ballani do të ketë kulmin e pandemisë 14 deri më 21 prill, dhe pastaj kubra do të nisë të bjerë, dhe në javën e fundit të prillit do të kemi shërimin e popullatës. Këta kanë informacione, janë një hap para në informacionet e Inteligjencës”, tha shqiptari. BW

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakStudentja 21-vjeçare ben gjestin human duke krijuar maska për personat me aftësi ndryshe
Artikulli tjetërPronari i biznesit rezultoi me koronavirus, dezinfektohet dyqani dhe banesa