Një nga infermieret që punonte në vijën e parë të betejës me koronavirusin vdi q vetëm pak çaste pasi burri i saj i tha “të mos shqetësohej për fëmijët’.
Advertisements
Areema Nasreen ishte vetëm 36 vjeçe dhe humbi jetën në repartin intensiv në Spitalin Walsall Manor, West Midlands, ku ajo kishte punuar deri dje.
Nëna e tre fëmijëve, la pas të vegjëlit e moshave 8, 10 dhe 17 vjeç.
Advertisements
Ajo është infermierja më e re që humb jetën nga sëmundja në Britani.
Areema fillimisht u testua pozitive për virusin pasi kishte temperaturë të lartë, dhimbje trupi dhe kollë.
Infermierja, e cila nuk vuante nga sëmundje të tjera dhe kishte punuar për NHS për 16 vjet, u vendos në respirator, por nuk ia doli.
Motra e Areemës, Ash, 31 vjeç, i tha “The Sun”: ‘Ne jemi të shqetësuar. Të gjithë jemi shkaterruar, thjesht nuk kemi marrë asnjë fjalë.
‘Areema ishte në respirator dhe pak para se të vdi ste, burri i saj i tha asaj “mos u shqetëso për fëmijët”. Ajo filloi të qajë. Mjekët thanë që të lutem mos e përqafo, për shkak të virusit, por ai tha që duhej ta bënte. Pastaj ajo ndërroi jetë. Të gjithë jemi të shkatërruar’.
Familja e saj tani është duke u lutur që njerëzit të ndjekin rregullat e izolimit të vendosura nga qeveria per te frenuar perhapjen e koronavirusit.
Një infermiere e vijës së parë, Aimee O’Rourke, 39 vjeç gjithashtu ndërroi jetë pasi trajtoi pacientët në Spitalin Mbretëreshë Elizabeth në Margate, Kent./Daily Mail
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!