Prej javësh vendi ynë po përballet me pandeminë globale të COVID-19, ku janë shënuar 17 vik tima. Në një lidhje skype për emisionin ‘Zonë e Lirë’, moderatori Arian Çani pyeti kryeministrin Rama nëse ai e kishte bërë tamponin për koronavirus.
Advertisements
Kreu i qeverisë u shpreh se tamponi nuk mund të bëhet duke plotësuar dëshirat e secilit prej nesh, por me urdhër të ekipit të ekspertëve. Kjo gjë ndodh kur dikush prej familjarëve është i ifektuar dhe ndiqet strategjia e vëzhgimit zinxhir të rastit.
“Unë mendoj se tamponi bëhet me urdhër të ekipit të ekspertëve, dhe duhet të bëhet për ata që janë pjesë e ndjekjes së zinxhirit të strategjisë”.
Advertisements
Bilanci aktual nga koronavirusi në Shqipëri është 304 të infektuar, 17 vi ktima dhe 99 të shëruar.
Numri i vik timave u rrit një ditë më parë, pasi në Spitalin Infektiv në Tiranë ndërroi jetë një 75-vjeçar, i cili ndodhej në terapi intesive.
Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se pacienti vuante edhe nga post-hemorragjia cerebrale, diabeti dhe hipertensioni.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!