Berlini dhe Parisi propozojnë një paketë masash fiskale afatshkurtra për të luftuar efektet e pandemisë së Covid-19.
Advertisements
Lajmi raportohet nga agjencia gjermane ‘dpa’, ku në prag të takimit të ministrave të Financave këtë të martë, po shkohet drejt një konsensusi në nivelin e Bashkimit Europian.
Qasja e propozuar nga Gjermania dhe Franca bazohet në tre shtylla, të treguara në një dokument të siguruar nga agjencia.
Advertisements
Së pari, Banka Evropiane e Investimeve duhet të krijojë një fond garancie për të ndihmuar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në likuiditet me kredi deri në 50 miliardë euro.
Ndërkohë shteteve anëtare mund t’u kërkohet të financojnë fondin e garancisë për pjesën që tejkalon buxhetin e Bashkimit Europian.
Shtylla e dytë e propozimit franko-gjerman ka të bëjë me Mekanizmin Evropian të Stabilitetit, i cili duhet të shtrinë një linjë krediti në një vlerë deri në 2% të Prodhimit të Brendshëm Brutp të shteteve që e përdorin atë.
Në fund, shtetet anëtare duhet të pajtohen me një instrument të propozuar nga Komisioni Europian, me vlerë 100 miliardë euro, të destinuar për kompanitë që duhet të paguajnë pagat e punonjësve të cilët në të kundërt rrezikonin të pushoheshin nga puna. /a.y/noa.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!