Astrologia Meri Shehu veçoi disa shenja të horoskopit të cilat duhet të kenë më shumë kujdes gjatë kësaj periudhe dhe sesi do ndryshojnë marrëdhëniet mes shenjave.
Advertisements
Meri Shehu: Shenjat që do ndikohen shumë fortë këtë periudhë janë shenjat fikse, Demi, Luani, Ujori, Akrepi. Demi do jetë në ndryshim të vazhdueshëm, por në vetvetë janë duke ndryshuar dhe nuk do ndihen mirë. Dhe marrëdhëniet e të tjerëve me Demin do jenë gjithmonë në stres. Luani me Demin nuk do shkojë shumë mirë, Luani me Ujorin nuk do shkojë shumë mirë, Akrepi me Demin nuk do shkojë shumë mirë, ato marrëdhënie që janë të tronditura ose të krisura. Por ka vend për ndryshim, për të modernizuar marrëdhëniet, për të dhënë hapësirë, për të parë mundësi të reja. Pra ato marrëdhënie që kanë qenë shumë të ngurta ose autoritare brenda tyre do çlirohen, do marrin frymëmarrje, do ndihen më mirë.
Advertisements
E ftuar në programin “Rudina”, Shehu në lidhje me situatën e krijuar në gjithë botën si pasojë e pandemisë, u shpreh se do shoqërohet me ndryshime dhe pasoja për një periudhë 7-vjeçare. Sipas saj përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale.
Meri Shehu: Jo se ne do jemi të izoluar, por ky ndryshim do zgjasë për një periudhë 7-vjeçare. Pasoja dhe ndryshime të tjera që do pasojnë, do ndryshojë baza ekonomike dhe mënyra si kemi funksionuar deri tani. Pra ndryshohen mënyrat e ndarjes së vlerave monetare, ose vlerat do marrin vlerë. Do ndryshojë vlera e gjërave, ajo që ka vlerë do marrë vlerën e vet. Plus na është futur edhe Saturni në shenjën e Ujorit. Përparësi do marrë teknologjia dhe jeta sociale, por këtu do vendosen kushte shumë të rëndësishme, ose programime shumë të rëndësishme. Jeta sociale nuk do jetë kaq e paorganizuar ose kaq thashethemnajë. Gjërat do futen në një programim dhe rregull më normal. Pra Saturni në Ujor sjell një nivel inteligjence më bashkëkohor, pra largohemi nga disa situata jo me vlerë. Bashkëkohore domethënë inteligjenca do gjejë rrugën e vet./tvklan.al
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!