Kapiteni i një aeroplanmbajtëseje amerikane është shkarkuar sot pas dërgimit në Pentagon të një letre alarmi ndaj koronavirusit të përhapur mes ekupazhit, e cila kishte dalë në media.
Advertisements
Komandanti i aeroplanmbajtëses Theodore Roosevelt, kapiten Brett Crozier, thoshte në një memorandum për eprorët se kërkonte ndihmë ndaj sëmundjes pasi në bord nuk kishte hapësirë dhe ambjente për izolimin e të infektuarve.
Por sekretari amerikan i marinës Thomas Modly tha se komandanti kishte treguar gjykim të dobët duke mos u kujdesur që dokumneti të mos dilte në media.
Advertisements
“Ai i ra zileve të alarmit në mënyrë të panevojshme,” tha Modly në një koment.
Më shumë se 100 marinarë në luftanije janë infektuar deri tani me koronavirusin vrasës.
Në letrën e tij katër faqe Crozier përshkruante një situatë të vrazhdë në bordin e luftanijes bërthamore dhe kërkonte veprim të shpejtë për evakuimin e rreth 4,000 anëtarëve të ekuipazhit.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!