Irini Qirjako ka rrëfyer merakun e saj për vajzën, që ndodhet në vijën e parë me luftën kundër koronavirusit në Gjermani.
TIRANË– Këngëtarja, Irini Qirjako, në një lidhje direkte me moderatoren Evi Reçi në Vizion Plus, ka rrëfyer disa detaje nga jeta e saj në karantinë. Ndër të tjera ajo ka treguar, se vajza e saj është doktoreshë në Gjermani dhe merakoset për të, pasi përballet me pacientë të infektuar çdo ditë.
Advertisements
Irini ka treguar gjithashtu se këndon nëpër shtëpi, madje i mban dhe vajzën koncerte për ta shlodhur, në momentet që ajo është e lirë.
Irini Qirjako: Goca ime është doktoreshë në Gjermani. ‘Mami’ më thotë ‘me gjithë babin, ju lutem bëni kujdes’. ‘Mos dilni sepse ky është virus i egër, nuk ka besë. Ju lutem me dore në zemër, ju lutem se mezi ju kam.’ Ne bëhemi merak për atë sepse ajo përballet me pacientët, edhe siç janë mjekët. Mjekët janë heronjtë e gjithë vendeve janë.Por, janë shumë të vendosur në atë që bëjnë, kjo I karakterizon mjekër, betimi i Hipokratit. Dhe kjo është një gjë shumë hyjnore tek mjekët.
Advertisements
Evi Reçi: Irini këto ditë ke kënduar në shtëpi, apo e ke lënë fare?Irini Qirjako: Patjetër si nuk këndoj. Unë këndoj e i bëj gocës koncert…kur ajo është e lirë nga një orë koncert i këndoj. Po vetë këndoj, duke gatuar më kap muza e frymëzimit. Se zërin e kam timin, e kam me vete, nuk ma merr njeri…
Ndër të tjera, këngëtarja ka shprehur dhe merakun se si do të vijojë puna e saj me koncertet, pas pandemisë së koronavirusit: “Njerëzit kanë prenotuar, kanë lënë dhe kaparin, nuk e di si do vejë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!