“5 respiratorë të rinj në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’”- Rama tregon edhe sa pritet të vijnë: Do forcojnë rezervën e kapaciteteve tona kundër COVID-19

Kryeministri Edi Rama në një postim në facebook ka treguar se në Shqipëri pritet të vijnë edhe 49 respiratorë të rinj, pas atyre pesë që erdhën ditën e djeshme.

Advertisements

Rama thekson se 5 respiratorët janë pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj që do të ndihmojnë në përballjen me COVID-19.

“5 respiratorët e tjerë, të mbërritur në spitalin universitar “shefqet ndroqi”, pjesë e financimit të qeverisë shqiptare prej 54 respiratorësh të rinj, që do të forcojnë rezervën e kapaciteteve tona për terapinë intensive në përballjen me covid-19

Advertisements

#forca ekipit”, shkruan Rama.

Aktualisht numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 277, ndërsa ai i viktimave 16, por nga java e ardhshme kryeministri ka deklaruar se do të ketë lehtësim të masave kufizuese ‘me pikatore’.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakHarrojeni koronavirusin! Petrela: Në Tiranë, 300 të vdekur në dy muaj nga gripi i Hong Kongut
Artikulli tjetërVirusi/ Dalin dokumentet sekrete: Ushtria amerikane e paralajmëronte prej vitesh!