Përse Shqipëria nuk bën më shumë teste? Rama: Strategjia po jep …

Kryeministri Rama tha në studion e emisionit “Opinion” se strategjia e ndjekur nga ekspertët shqiptarë për të menxhuar situatën e koronavirusit, po jep rezultat. Në këtë mënyrë, Rama ka shpjeguar përse Shqipëria nuk kryen më shumë teste.

Advertisements

Fevziu: Kam frikë që po fshihet numri real, pse nuk bëni më shumë teste? Ka pretendeime që po fshihet numri real? Dhe përse pengohen kompanitë private që mund të kryejnë teste?

Rama: Së pari testet bëhen në laboratore të akredituar nga OBSH. Së dyti janë strategji dhe nuk mund të bëhen që hap sportele dhe bëjnë teste. Se thonë njerëzit teste, teste, teste. Rajoni i Lombardisë që është rajoni më i prekur se kudo tjetër ka bërë 12 mijë teste për 1 milionë banorë, ndërkohë që në Korenë e Jugut që ne e mbajmë si rast suksesi dhe është, ka 4450 teste për 1 milionë banorë, pra thuajse 1 të tretën e testeve. Shqipëria ka 97 teste për 1 milionë banorë që janë testime të bëra me strategji. Ne kemi bërë më pak testime dhe prandaj kemi më pak raste pozitive, nuk është e vërtetë. Dhe ndërkohë po të shikoni rezultatin se duket sikur po bëjë elozhe, por them që komiteti i ekspertëve tanë është fantastik dhe strategjia po na jep rezultat./Opinion.al

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakZbulohen pamje bunkerësh të porositur nga miliarderë. Çfarë po ndodh?!
Artikulli tjetërMjekët afrikanë mendojnë se rrezet e diellit e shkatërrojnë virusin