Shkoi të furnizonte të moshuarit me ilaçe dhe ushqime, gruaja shpërthen në lot kur sheh makinën e shkatërruar

Një grua heroinë që shpërndante ushqim dhe ilaçe për të moshaurit ka shpërthyer në lot pasi makina e saj ishte shkatërruar.

Advertisements

Helen Crouch, 41 vjeçe u bë pjesë e vullnetarëve në zonën e Leicestershire, Britani për të ndihmuar pensionistët që jetonin në zonat rurale gjatë pandemisë së koronavirusit.

Por pasi mori një ëmbëlsirë tek një person i moshuar në Thornton të dielën, nëna e vetme vuri re se katër gomat e makinës së saj tip VW Touareg ishin shpuar.

Advertisements

Më vonë i kishin thyer dritaret dhe i kishin gërvishtur llamarinën. Në një video, Helen shpërthen në lot teksa filmon makinën e dëmtuar.

“A e dini çfarë, për dy javët e kaluara kam bërë punë për dy fshatra dhe dikush ka goditur me thikë secilën nga gomat e mia. Makina tashmë është dëmtuar. Shpresoj të jeni krenar për veten tuaj,” tha ajo.

Makina e Helen u sulmua pasi parkoi jashtë shtëpisë së një pensionisti në Main Street në Thornton, Leicestershire. Ende nuk dihet kush ka dëmtuar mjetin e saj, por policia britanike ka nisur hetimet.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakRëndohet bilanci në Greqi, në total 50 viktima/ Mosha mesatare
Artikulli tjetërCOVID-19/ Rama jep lajmin e mirë: Do të ndalohen pagesat e qirave për biznesin e vogël