Agron Shehaj ndihmon mjekësinë me blerje respiratorësh

Në një kohë kur Shqipëria, ashtu si pjesa më e madhe e globit po përballet me koronavirusin, emergjenca e momentit janë pajisjet mjekësore.

Advertisements

Në këto kushte, Agron Shehaj ish-deputeti demokrat, njëherazi sipërmarrës i suksesshëm, ka vendosur të blejë 4 respiratorë për të ndihmuar sistemin mjekësor. Në një lidhje në “Opinion”, ai tha se 2 prej tyre do të jenë për spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Advertisements

“Personalisht çfarë kam menduar unë të bëj. Kam pyetur spitalin e senatoriumit, çfarë ju duhet dhe më kanë thënë që kanë nevojë të jashtëzakonshme për respiratorë dhe ky është një problem në të gjithë botën. Ju dhatë një shembull se si respiratori bën diferencën mes jetës dhe vdekjes. Mjekët janë përballë zgjedhjes kë të shpëtojnë dhe kë të lënë të vdesë, pikërisht për shkak të mungesës së respiratorëve. Kam vendosur që të fal dy respiratorë senatoriumit, i kam porositur. Janë 4 respiratorë gjithsej. Sigurisht është një numër shumë i vogël, por kjo është ndihma që unë kam menduar. Jam duke u përpjekur që kjo gjë që të ndodhi sa më shpejt, por fatkeqësisht kriza nuk do mbarojë kaq shpejt, ndaj në çdo moment që mund të vijnë, mirë do jetë. Sa më shpejt aq më mirë, kuptohet. Arbri tha që këto pajisje kanë një kosto shumë të lartë. Ftoj të gjithë ata që dëshirojnë të blejnë, apo së paku të tentojnë, janë të mirëpritur të më shkruajnë pse jo, të shtojmë numrin e respiratorëve”, tha Shehaj.Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë që sipërmarrësi Shehaj përfshihet në nisma bamirësie./Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPërhapja e koronavirusit në Kinë/ Dokumenti i Inteligjencës amerikane zbulon një tjetër fakt
Artikulli tjetërJam i varfër. Shokët më thonë je i pisët, jeton në kontenier (Video)