Tragjike/Priste testin e dytë për koronavirusin pas trajtimit në spitalin italian, i riu shqiptar gjendet i vdekur

Një 28 vjeçar me origjinë shqiptare është gjetur i vdekur në banesën e tij, ndërsa ishte prekur nga koronavirusi.

Advertisements

I riu Lucjan Elezi po priste rezultatin e analizës së dytë për të konfirmuar shërimin e tij nga virusi potencialisht vdekjeprurës.

Mediat italiane shkruajnë se 10 ditë më parë, 28-vjeçari ishte nxjerrë nga spitali në Rovereto, ku me analizën e parë kishte rezultuar negativ por duhej të priste edhe rezultatin e analizës së dytë për të vërtetuar shërimin e plotë.

Advertisements

Për momentin, shkaku zyrtar i vdekjes është nga emboli pulmonare që i mori jetën të riut me origjinë shqiptare por që jetonte për vite me radhë në Val di Fassa. Megjithatë, mjekët do të duhet të kryejnë analiza të hollësishme për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Ai kishte punuar fillimisht në sektorin e ndërtimtarisë, ndërsa së fundmi punonte në një qendër për refugjatës, ku të gjithë e kujtojnë atë si një punëtor të zellshëm.

Elezi kishte mbërritur në Val di Fassa nga Shqipëria, ku i ishte bashkuar vëllait dhe xhaxhait të tij, më pas kishte mbërritur edhe gruaja, me të cilën jetonte.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakIshte me Covid-19 por nuk tregoi asgjë/ I riu nga Amerika infekton gruan shtatzënë, doli pozitive vetëm pasi lindi fëmijën
Artikulli tjetërQarku i Korçës mbulohet nga dëbora, ulje e ndjeshme e temperaturave (Video)