“Frika nuk ekziston në fjalorin tim”, Rama flet për shqetësimet në kohën e koronavirusit: Është i pranishëm gjithmonë, por tani më është shtuar

Në një lidhje me Skype, në Euronews, Rama tha se ka qenë i shqetësuar dhe se kohët e fundit, shqetësimi i është shtuar.
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur nuk ka frikë nga situata e koronavirusit në Shqipëri, por që ka qenë i shqetësuar gjithë kohës. Në një lidhje me Skype, në Euronews, Rama tha se ka qenë i shqetësuar dhe se kohët e fundit, shqetësimi i është shtuar.

Advertisements

“Frika nuk është në fjalorin tim, por shqetësim patjetër. Edhe tani që flas me ju, ndjej shqetësim. Më shoqëron gjithë kohës, por në këtë periudhë e kam më të pranishëm,”- u shpreh kryeminsitri.Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 259, ndërkohë që 15 persona kanë ndërruar jetë. 67 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 79 pacientë të shtruar. 7 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 4 nga këta janë të intubuar.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk na tregojnë shumë se çfarë ndodh”, profesori shqiptar në Spanjë: Kam vajzën që punon në spital, mjekët rrinë me qese për t’u mbrojtur
Artikulli tjetërA bëni mësim online? Pedagogu Rezart Prifti ia plas të qeshurës, gjesti i tij shkrin edhe spikerën: Ua po si jo… Rama i ka liruar nënë popullit, u bë si ai qoftëlargu