Trashësia e dëborës 40 cm/ ARRSH: Akset rrugore ku duhet të përdoren zi nxhirë, kjo është situata e rrugëve në vend

Në Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë vijojnë reshjet e dëborës.
Tiranë- Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar së fundmi se në veri të vendit trashësia e dëborës ka shkuar deri në 40 cm. Akset rrugore ku mjetet duhet të lëvizin me zinxhirë janë: Qafë Dragalicë-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë.

Advertisements

Njoftimi i ARRSH-së:Njoftim për gjendjen e akseve. Gjatë natës gjithë territori është përfshirë nga reshje të dendura 💦 kryesisht në veri ka pasur reshje bore 🌨️
Si në: Dibër, Tropojë, Peshkopi, Pukë, Kukës, Shkodër e pjesërisht në Lezhë.
🚜 Nga ana e kontraktorëve është punuar dhe po punohet për shpëndarjen e kripës dhe pastrimin me borëpastrueset për sigurimin e kalueshmerisë normale në të gjithe akset.

🚧 Në Qarkun e Dibrës trashësia e borës arrin në 40 cm.

Advertisements

👉Në segmentet Kuben-Vasie, në pjesën fundore në lartësinë mbi 1000 m, te Kalaja e Dodës për shkak të ngricës dhe borës, që vazhdon me erë, rekomandohet përdorimi i zinxhireve.

⚠️ Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë rekomandohet pjesërisht përdorimi i zinxhirëve.

👉 Në Qafë Dragalicë-Steblevë dhe Qafë Bualli-Krastë trashësia e borës është 40 cm, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

✔️Në të gjitha segmentet e tjera, me gjithë reshjet e borës që vazhdojnë, po punohet nga kontraktorët dhe qarkullimi kryhet normalisht.

👉Në këtë situatë rekomandohet që përdoruesit e mjeteve të lëvizin me kujdes, duke respektuar sinjalistikën rrugore🚦të ulin shpejtësinë 🚗 për shkak të ngricave dhe lagështirës në rrugë 🛣️

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakNë ankth për të parë fëmijët e porsalindur, baballarët presi gjithë natën jashtë maternitetit, koronavirusi i ndan nga gratë: I kemi vetëm me foto
Artikulli tjetër“Nuk na tregojnë shumë se çfarë ndodh”, profesori shqiptar në Spanjë: Kam vajzën që punon në spital, mjekët rrinë me qese për t’u mbrojtur