Nëse sot lufta po bëhet për tampona testues dhe maska kirurgjikale, me shumë gjasa kur vaksina të krijohet do të jetë një luftë e madhe për që të gjitha vendet e prekura të sigurojnë vaksinën në masën e e nevojshme.
TIRANË– Koronavirusi ka “gjunjëzuar” botën ndërsa ekpertët dhe shkencëtarët po punojnë intensivisht për krijimin e një vaksine kurndër COVID-19. Por edhe strategjitë më të efektshme të përmbajtjes së infeksionit vetëm e kanë ngadalësuar përhapjen e sëmundjes së koronavirusit.
Advertisements
Duke shpresuar tek Organizata Botërore e Shëndetit që e shpalli Koronavirusin si një pandemi, shumë grupe me ekspspertë të shëndetësisë dhe shkencëtarë, po mundohen të gjejnë një zgjidhje.
Pothuajse 35 oraganizata dhe institucione akademike po punojnë për të krijuar një vaksinë kundër koronavirusit, ku deri më tani katër prej tyre kanë testuar për herë të parë tek kafshët.
Advertisements
Ndër të parat nga këto është prodhuar nga firma bioteknike me bazë në Boston, që do të nisë edhe testimet në njerëz.
Kujtojmë që kinezët e kanë identifikuar sekuencën e materialit gjenetik të Sars-CoV-2, virusit që shkakton Covid-19, ku më pas e shpërndau sekuencën në ditët e para të janarit duke ju dhënë më shumë avantaazh grupeve kërkimore në botë për të kultivuar virusin e gjallë dhe të studiojnë sesi ai “mposht” qelizat në trupin e njeriut.
Koronavirusi ka shkaktuar edhe 2 epidemi të tjera të kohëve të fundit, sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes (Sars) në Kinë në 2002-04, dhe sindromi i frymëmarrjes në Lindjen e Mesme (Mers), i cili nisi në Arabinë Saudite në vitin 2012.
Ky virus i sotëm ndan midis 80% dhe 90% të materialit të tij gjenetik me virusin që shkaktoi Sars.
Brenda trupit të njeriut, ajo vihet fillimisht në posedim të makinerisë riprodhuese të qelizës. Me të prodhon kopje të vetes, përpara se ta vrasë qelizën në proces dhe të kalojë tek tjetra.
Tjetër problem lind nëse vaksina arrin të krijohet, sepse sapo të miratohet, është e ditur që do të ketë një kërkesë shumë të lartë nga njerëzit dhe shumë prej organizatave që janë sot në garën e vaksinës së Covid-19 nuk e kanë kapacitetin e nevojshëm të prodhimit të një mase kaq të madhe që i duhet botës sot.
“Pandemia, me siguri do të ketë arritur kulmin dhe rënien përpara se të vihet në dispozicion një vaksinë. Një vaksinë mund të shpëtojë akoma shumë jetë, veçanërisht nëse virusi bëhet endemik ose qarkullon shumë vite, si gripi dhe ka shpërthime të tjera, ndoshta sezonale. Por deri atëherë, shpresa jonë më e mirë është që të kufizojmë sëmundjen sa më shumë që të jetë e mundur.”– ka thënë Wilder Smith.
Por përhapja e pandemisë ka tendencën të godasë më shumë ato vende që kanë sistemetshëndetësor të dobët dhe jo shumë të financuar, e në këtë mënyrë ekziston një çekuilibër i qenësishëm mes nevojës dhe fuqisë blerëse kur çështja tek vaksina.
A mund të imagjinohet dhe një skenar i frikshëm ku India, një furnizues i madh i vaksinave për botën, vendos që të përdorë prodhimin e saj të vaksinave për të mbrojtur së pari popullsinë e saj që është pothuajse 1.3 miliardë banorë, para se të shesë vaksinën për vende të tjera të botës.
Nëse sot lufta po bëhet për tampona testues dhe maska kirurgjikale, me shumë gjasa kur vaksina të krijohet do të jetë një luftë e madhe për që të gjitha vendet e prekura të sigurojnë vaksinën në masën e e nevojshme.
Në rang global janë regjistruar mbi 39 mijë viktima nga COVID-19. Europa tashmë është epiqendra e COVID-19. Numri i viktimave në Itali ka shkuar në 11,591. Po kështu, numri i viktimave është rritur ndjeshëm edhe në Spanjë, deri më tani 8,189 persona kanë ndërruar jetë. Në këtë shtet në 24 orët e fundit janë shënuar 849 viktima. COVID-19 është përhapur edhe në Ballkan. Në Kosovë ka shkuar në 108 numri i të prekurve dhe deri më tani ka humbur jetën vetëm një person. Në vendin tonë ka 243 persona të infektuar dhe 13 viktima.
Burimi: TheGuardian
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!