“Ai del në ëndërr, del te Rudina, kur na del në mëngjes na ikën frika”/ Ermal Mamaqi merr kitarën e i thurr këngë Pëllumb Piperos

Ermal Mamaqi i thurr këngë Pëllumb Piperos, mjekut që jep këshilla për flet për situatën e krijuar nga COVID-19 në vend.
Tiranë- Shqipëria prej tre javësh tashmë është në izolim dhe numri i të infektuarve me COVID-19 ka shkuar në 243. Por Ermal Mamaqi, me nota humori ka bërë një këngë për Pëllumb Piperon, mjekun e njohur, i cili pothuajse çdo ditë flet për situatën dhe jep këshilla. “Këngë për Pëllumb Piperon”, shkruan Mamaqi, krahas videos ku shfaqet me kitarë duke kënduar.

Advertisements

Teksti i këngës:

“Erdhi në Shqipëri, pacienti 0. Këtu është ai, është Pëllumb Pipero. Kur ai del që në mëngjes më ikën frika, por bëj kujdes; në karantinë duke bërë xhiro me makinë. Lani duart sapun, xhel, benzin se këtu është ai Pëllumb Pipero. Ai del në lajme, ai del edhe kur ka reklama, ai del në ëndërr, del te Rudina. Unë i laj duart si Pëllumb Pipero, ai më thotë mos dil nga shtëpia por këtu problem është pleqëria. Ku shkon o nëna? Pse nuk rri brenda? Vërtet nuk gjej maskë, dorashkë por që të gjithë do ia dalim bashkë se këtu është Pëllumb Pipero. Dëgjoje Pëllumb Piperon, dëgjoje Pëllumb Piperon se ai nuk flet kot.”Numri i personave të infektuar në vendin tonë ka në shkuar në 243, ndërkohë që 13 persona kanë ndërruar jetë. 52 persona janë të shëruar. Harta e rasteve është zgjeruar tashmë në 17 qytete, ku mbizotërojnë 129 raste në Tiranë, 26 në Durrës 23 në Fier dhe 15 në Korçë. Qytetet e tjera kanë nga 1-5 raste. Aktualisht janë 77 të shtruar, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“Nuk e ka ushtruar kurrë profesionin, ja si është e vërteta” UISH reagon për rastin e Qazim Ismailit, infermierit që shkoi në Itali
Artikulli tjetërE RËNDË tek QSUT-ja, helikopteri sjell të sëmurin që gati rrëzohet nga barrela, momentet dramatike kur infermierja përpiqet ta rikthejë në jetë, i pompon zemrën