Ushqente të moshuarit dhe të varfrit, gjobitet e shoqërohet në polici drejtori i qendrës rezidenciale

Një ndër masat e para, të marra nga Qeveria për mos përhapjen e COVID-19, ishte mbyllja e institucioneve arsimore dhe më pas edhe izolimi në shtëpi i qytetarëve.

Advertisements

Por në zonën e Astirit, një njësi tregtare ka mbyllur qepenat përgjysmë, duke shkelur ligjin e duke vazhduar aktivitetin.

Në zonën e Kinostudios, në rrugën “Shefqet Kuka” ndodhet qendra rezidenciale “Strehë dhe Shpresë”, që drejtohet nga qytetari Hysni Kuka.

Advertisements

Ky i fundit tregon, se u shërben 55 të moshuarve dhe personave të tjerë të braktisur, që nuk kanë mundësi të tjera mbijetese.

Por pak ditë më parë, Hysniu dhe qendra e tij u gjobit me 10 milionë lekë të vjetra nga komisariati numër 4, duke u konsideruar njësi tregtare.

Pamjet filmike dokumentojnë se dy policë, Guximi dhe Velo, në datën 24 mars hynë si ilegalë në ambientet e qendrës rezidenciale, duke venë gjobën dhe shoqëruar Hysniun në komisariat.

Hysniu është ankuar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, SHÇBA-ja, Gjykata administrative, i ka bërë kallëzim dhe i ka shkruar edhe kryeministrit Edi Rama, por asnjë zgjidhje.

Për këtë rast, emisioni “Stop” iu drejtua Komisariatit të Policisë nr 4, ku pati një komunikim me Shefin e saj Agim Hoxha.

Në mënyrë të çuditshme zoti Hoxha u shpreh se është në dijeni të rastit, por ai do ta verifikojë pa qenë e nevojshme të bëjë shumë bujë.

Shefi Agim Hoxha-Ky është një rast, që po verifikohet nga ana ime. Nuk duhet bërë kaq bujë, sa e bëni ju. Normalisht, aty ka ambiente ndenjëse. Ky ambient lokali, është ambient lokali, që shërben edhe për pjesën tjetër të banorëve, që duhet zbatuar urdhri, duhej të mbyllej. Unë jam në fazë verifikimi. Më kupton?/tvklan.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKompania amerikane thotë se do të zhvillojë 1 miliard vaksina për koronavirusin, kur do të jenë gati
Artikulli tjetër“Nuk e keni idenë sa inkurajim ka pasur mbërritja e mjekëve nga Shqipëria”- Kryediplomati italian flet për krizën dhe Evropën