Kanadaja ka vendosur të ndihmojë qytetarët e saj, të prekur nga kriza e koronavirusit me nga 2 mijë dollarë në muaj për çdo punëtor në 4 muajt që pasojnë. Lajmin e ka bërë me dije vetë kryeministri kanadez Justin Trudeau, në një video mesazh drejtuar popullit të tij, ku thotë se është në dijeni për të gjitha pasojat që ka sjellë për qytetarët e vendit pandemia botërore prej COVID-19 dhe se kjo është periudhë e pasigurt.
Advertisements
‘Dua të dini që qeveria juaj do ju ndihmojë ju dhe familjen tuaj ta kaloni këtë. Përgjatë javëve të fundit ju kemi prezantuar një tërësi të masave mbështetëse. Sot dua t’ju njoftoj për një masë të rëndësishme për punëtorët. Përgjigja kanadeze për Përfitimet e Emergjencës.
Kjo masë e re nënkupton që ju do të përfitoni 2000 dollarë në muaj për cdo punëtor për katër muajt që vijnë‘.
Advertisements
Po kush i përfiton?
“Nëse ke humbur punën, apo kontratën e punës ose je u vetëpunësuar, ky benefit është për ty. Nëse je i sëmurë apo në karantinë, apo në shtëpi duke u kujdesur për fëmijët, ky përfitim është për ty.
Edhe nëse vazhdon të jesh ende i punësuar por nuk merr të ardhura, për shkak të krizës, ky benefit është për ty.
Gjithçka që duhet të bësh është të aplikosh online përmes Canada.com kur portali të publikohet, gjë që do të ndodhë shumë shpejt“, tha kryeministri kanadez.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!