Ditë e zezë për Italinë, 812 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Vijon të përkeqësohet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Itali. Mësohet se brenda 24 orëve kanë humbur jetën 812 persona.

Advertisements

Aktualisht, numri total i vdekjeve ka shkuar në 11 591, ndërsa numri i personave të infektuar është 101 739.

Janë regjistruar 4050 pacientë të infektuar më shumë se një ditë më parë. Pacientë të shëruar janë 14 620.

Advertisements

Në Lombardi numri i viktimave është 6818 dhe numri i pacientëve të infektaur është 42 161, ndërsa shënohen 458 janë viktima më shumë se një ditë më parë

Pacientë të shtruar në terapi intensive janë 3981 dhe janë 75 pacientë më shumë se një ditë më parë.

27 795 janë pacientët që po kurohen në struktura spitalore e 43 752 në izolim shtëpiak.

Deri më sot Italia ka kryer 477 359 tampone. Ndërkohë, sipas ekspertëve piku pritet të vijë në 7 ditët në vijim./ Opinion.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak84-vjeçarja në Vlorë: Mbijetoj me ujë dhe sheqer/ Rama: Lekët për sheqer ku i gjeti ajo?!
Artikulli tjetërUrdhëri i MSH-së/ Ja tre bizneset që lejohen të hapen nga dita e sotme