Një çift në Irlandën Veriore, të cilët ishin martuar për 53 vjet, vdiqën brenda disa orësh nga njëri-tjetri, pasi ishin prekur nga koronavirusi. Christopher Vallely, 79 vjeç dhe gruaja e tij Isobel, 77 vjeç, humbën jetën gjatë fundjavës në të njëjtën dhomë në spitalin “Mater” në Belfast.
Advertisements
Christopher u shtrua në spital dhe u vendos në izolim 10 ditë më parë pasi shfaqi simptoma. Isobel u shtrua në spital të enjten e kaluar dhe vdiq të shtunën në mbrëmje, një ditë pas përvjetorit të dasmës së tyre.
Christopher u zhvendos në dhomën që ajo kishte zënë pasi gjendja e tij u përkeqësua. Ai vdiq të dielën 12 orë pas gruas së tij.
Advertisements
Të dy kishin sëmundje themelore të mëparshme: Isobel pati një infarkt vitin e kaluar dhe Christopher u diagnostikua së fundmi me kancer të mushkërive.
“Ata ishin prindër të mahnitshëm”, tha vajza e tyre Fiona Vallely për “Irish News”.
“Dhe ata do të kishin bërë gjithçka për këdo. Ishin njerëz fantastikë dhe nuk meritonin të iknin në këtë mënyrë”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!