Prej javësh, në rrjetet sociale ka qarkulluar me shpejtësi një mit, sipas të cilit, nëse ia del ta mbash frymën për 10 sekonda pa u kollitur apo pa patur probleme të tjera, do të thotë se nuk je prekur nga pandemia Covid-19.
Advertisements
Diçka të tillë, Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka hedhur poshtë, duke shtuar se edhe nëse ia dilni të mos kolliteni (dhe jo vetëm), s’do të thotë që s’jeni të infektuar.
“FAKT: Të jesh në gjendje të mbash frymëmarrjen për 10 apo më shumë sekonda, pa u kollitur apo pa u ndjerë në vështirësi, NUK do të thotë që jeni i lirë nga sëmundja e #kororavirusit ose ndonjë sëmundje tjetër e mushkërive.”, shkruhet në postimin e OBSH-së në Shqipëri
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!