Studimi në Wuhan, pacientët e shëruar mund të infektohen për herë të dytë nga COVID-19

Nga një studim i fundit sëfundmi në Wuhan të Kinës, deri në 10 përqind e pacientëve me koronavirus që u shëruan, rezultuan pozitiv më vonë, thonë mjekët.
KINË– Kina mesa duket po shkon drejt rihapjes pas bollikimit total si shkak i koronavirusit, por një raport i fundit i disa mjekëve në Wuhan ka ngjallur sërish frikë për qytetarët.

Advertisements

Bëhet fjalë për raste të vërteta kur ata pacientë që janë shëruar nga koronavirusi kanë rezultuar sërish pozitiv, pra virusi i ka prekur për herë të dytë edhe pas kurimit.

Sipas raportit rreth 3-10 përqind e pacientëve që shërohen nga Covid-19 kanë rezultuar sërish pozitiv me koronavirus pasi ata u larguan nga spitali. Studiuesit në të gjithë botën po përpiqen të përcaktojnë nëse pacientët e rikuperuar mund të infektojnë njerëzit e tjerë me koronavirus apo jo.

Advertisements

Mjekët nga spitali Tongji në qytet, ku u identifikua fillimisht sëmundja, i thanë transmetuesit shtetëror CCTV se nuk kanë gjetur prova që këta pacientë që rezultuan sërish pozitivë, të infektojnë persona të tjerë bazuar në studimin që është bërë edhe me të afërmit e këtyre personave.

Megjithatë hulumtimi në spitalin Tongji është shumë i rëndësishëm pasi Kina tani ka më shumë pacientë të rikuperuar sesa raste të reja të konfirmuara, gjë që ndikon drejtëpërdrejtë tek një shpërthim i dytë nëse personat e sëmurë për herë të dytë u ngjisin virusin familjarëve të tyre.Kujtojmë që edhe në fund të shkurtit në Kinë por edhe Japoni ata pesona që u shëruan nga virusi u prekën sërish nga COVID-19.

Në rang global deri më tani kanë humbur jetën mbi 33 mijë persona, ndërkohë të prekur janë më shumë se 720 mijë të tjetë. Europa tashmë është më e prekura nga COVID-19. Në Itali kanë humbur jetën deri më tani 10,777 persona. Po kështu, COVID-19 po bën “kërdinë” edhe në Spanjë, ku janë shënuar 6,803 viktima. Në këtë shtet, në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 821 persona. Edhe Greqia është prekur nga COVID-19, ku aty kanë humbur jetën 39 persona. Në Shqipëri deri më tani janë 223 persona të infektuar dhe janë shënuar 11 viktima.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakTë zgjedhësh pacientët! Në Londër respirator vetëm për ata që mund të mbijetojnë
Artikulli tjetër“Nëse mban frymën 10 sekonda pa u kollitur, s’ke koronavirus”/ Sa e vërtetë është kjo?