Për sa i përket numrit të viktimave, Italia është shteti më i prekur në botë nga koronavirusi.
Advertisements
Mbi 10 mijë të humbura ka shkaktuar Covid-19 në shtetin fqinj, ndërsa mijëra të tjerë janë duke luftuar me vdekjen nëpër spitale, në kujdesin intensiv të mjekëve.
E gjendur përballë kësaj situate dramatike, Italia u braktis edhe nga vendet e Bashkimit Europian, të cilët nuk iu ofruan ndihmë, ndonëse shteti ynë fqinj ka më shumë se kurrë nevojë për staf mjekësor, pajisje mjekësore dhe shtretër, pasi numri i lartë i të infektuarve e ka bërë situatën tejet të vështirë për t’u menaxhuar.
Advertisements
Ndërkohë, në këto momente të vështira, vendi ynë i vogël, por me zemër të madhe, vendosi t’i qëndrojë pranë Italisë fqinje, duke dërguar 30 mjekë dhe infermierë për ndihmë.
Ky gjest i Shqipërisë preku masë mbarë italianët, të cilët e vlerësuan, shprehën mirënjohje dhe e çmuan këtë gjë që vendi ynë bëri për ta.
Vajtja e 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në ndihmë të kolegëve të tyre italianë bëri jehonë të madhe mediatike jo vetëm në mediat italiane, por edhe në ato europiane e më gjerë.
Në lidhje me gjestin e Shqipërisë ndaj Italisë ka reaguar edhe aktorja e famshme hollivudiane, Sharon Stone, e cila përmes një story të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, ka falenderuar nga zemra vendin tonë.
Ajo përmend edhe faktin që italianët i ndihmuan shqiptarët 30 vjet më parë, ndërsa ka vendosur një foto të anijes Vlora, e cila u nis drejt Italisë me mbi 20 mijë shqiptarë në bord në vitin 1991.
Ajo shkruan:
30 vjet më parë Italia vendosi t’i ndihmonte ata. Sot Shqipëria po dërgon mjekë dhe infermierë për të ndihmuar Italinë. Faleminderit Shqipëri, me gjithë zemër.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!