Itali mbi 10.500 viktima nga koronavirusi, 756 njerëz të vdekur në 24 orët e fundit

Situatat nuk po përmirësohet në Itali pasi janë sërish tragjike shifrat e jetëve të humbura që vijnë nga fqinji ynë përtej detit. Në 24 orët e fundit u regjistruan edhe 756 njerëz të vdekur nga koronavirusi. Në total ka shkuar në 10.779 numri i përgjithshëm i jetëve të shuara.

Advertisements

Raportohet se orët e fundit janë regjistruar edhe 3.651 të infektuar, çka shënon ulje për herë të parë pas shumë ditësh, të njerëzve të infektuar.

Në total ka shkuar në 97.869 numri i të infektuarve. Kurse të shëruar vetëm sot ishin 646 që e çon në 13.030 numrin e të shëruarve, rreth 30 për qind më shumë se të të vdekurve. /noa.al/

Advertisements

https://www.facebook.com/DPCgov/videos/203920740911206/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakItalianët në protesta, djegin flamujt e BE: Jeni bukëshkalë, ne do …
Artikulli tjetërKoronavirusi/ Ja identikiti i viktimave