Italianët në protesta, djegin flamujt e BE: Jeni bukëshkalë, ne do …

Zhgënjimi i italianëve nga Bashkimi Europian ka zbritur nga rrjetet sociale drejt e në terren, pasi disa njerëz janë mbledhur në rrugë duke djegur publikisht flamurin e BE.

Advertisements

Në protesta që po zhvillohen thirrjet po shtohen me kërkesa nga më të ndryshmet. Disa duan që të braktiset zona e euros dhe të rikthehet lira italiane si monedhë zyrtare.

Advertisements

Të tjerë shkojnë dhe më larg duke kërkuar me banderola dhe thirrje, daljen e Italisë nga Bashkimi Evropian.

Në Xhenova, disa banorë i vunë flakën flamurit të BE nën thirrjet “Jemi italianë, do ia dalim vetë”. Incidente të ngjashme me djegie të flamujve të BE ka pasur dhe në zona të tjera të Italisë, gjithsesi konsiderohen sporadike.

Ndërsa në rrjet mbështetësit kanë krijuar hashtagun #CiSalviamoDaSoli. /noa.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakE frikshme/ Eksperti kryesor në SHBA: Ja sa njerëz do të humbasin jetën nga COVID-19
Artikulli tjetërItali mbi 10.500 viktima nga koronavirusi, 756 njerëz të vdekur në 24 orët e fundit