Lajm i mirë nga Vlora/ Rastet e fundit të dyshuara me koronavirus rezultojnë negative

Rastet e fundit të dyshuara në Vlorë me koronavirus kanë rezultuar negativë.
Vlorë-Rastet e fundit të dyshuara me COVID-19 në Vlorë kanë rezultuar negative. Burime për Dosja.al pranë spitalit të Vlorës bëjnë me dije se personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar negativë.

Advertisements

Ndërkohë, në Shqipëri janë 212 persona të infektuar me Covid-19 dhe numri i viktimave ka shkuar në 10. 40 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Mirdita i është bashkuar listës së fundmi, me 1 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 121 të infektuar. 4 pacientë tek Infektivi ndodhen në intubim. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

Advertisements

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakU infektua me koronavirus, ndërron jetë aktori i njohur
Artikulli tjetërManastirliu: Do t’ja dalim, por luftën e fitojmë vetëm me bashkëpunimin e qytetarëve