Gjendja në Itali paraqitet e rënduar prej Covid-19. Nga vendi ynë u nisën drejt Italisë disa mjekë dhe infermierë.
Advertisements
Ata do të ndihmojnë në spitalet e Bergamos në Itali. Gjendja në Bergamo është shumë e rënduar.
Një nga mjekët shqiptarë që shkoi në Itali është shprehur se e ka për detyrë t’i ndihmojë.
Advertisements
Po ashtu ky mjek është shprehur se ai u ndihmua nga italianët që erdhën në Shqipëri për të ndihmuar, pas tërmetit të 26 nëtorit. Mësohet se ai ka thënë:
E kemi detyrim moral sepse në rastet e vështira kur Shqipëria kaloi, italianët ishin të parët që na ndihmuan në rastin e tërmetit. Unë banoj pikërisht në zonën ku ma shkatërroi shtëpinë tërmeti.
Numri i të infektuarve është rritur edhe në vendin tonë. Ndërkohë vazhdojnë thirrjet për të qëndruar në shtëpi dhe për të repektuar higjenën në mënyrë rigoroze.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!