Mjekja shqiptare në Angli: ‘Vetëm dje humbën jetën 30 pacientë nga COVID-19 në spitalin ku punoj’

Mjekja Arjela Brakaj ka folur në një lidhje me skype me Fax News në lidhje me situatën në të cilën përballet Britania e Madhe ku tha se vetëm në spitalin ku punon ajo ditën e djeshme kanë humbur jetën 30 pacientë.

Advertisements

Brakaj ka trajtuar edhe problemin e emigrantëve shqiptarë që janë pa dokumenta në Britani për të cilët tha se nuk shkojnë dot as në spital, por nga ana tjetër dha edhe disa këshilla ndaj tyre.

“Vetëm ditën e djeshme në spitalin ku punoj unë në Londër kanë humbur jetën 30 pacientë. Gjendja është siç e dinë të gjithë dhe po përkeqësohet dita-ditës, edhe kryeministri Johnson është i prekur nga koronavirusi dhe është mbyllur në karantinë.

Advertisements

Gjithashtu edhe ministri por gjendja e tyre mësohet se nuk është shumë e rëndë. Është shumë e vështirë gjendja dhe shumë e rëndë, njerëzit janë në gjendje të vështirë, panikun mundohemi ta mbajmë për vete dhe të ndihmojmë sa më shumë. Kemi vetëm dy javë pas Italisë por numri i të infektuarve është në rritje të frikshme.

Deri tani sipas informacioneve të mia nuk ka shtetas shqiptarë të prekur. Por dua të them se shumica e shqiptarëve janë pa dokumenta dhe e kanë të vështirë të shkojnë në spital, i këshilloj të qëndrojnë në shtëpi, të kujdesen për veten, të blejnë ushqimet online. Ky virus është shumë i rrezikshëm dhe jo vetëm për ata që kanë probleme me shëndetin siç thuhet por për të gjithë.

Është e vështirë të flas për të ardhmen dhe procedurat për personat që nuk kanë dokumenta. Të gjitha janë mbyllur, hotele, kazino, restorante. Ministri ka deklaruar se të gjithë ata që punojnë do marrin 50% të pagës por nuk e di se sa do të implementohet kjo nismë.

Nganjëherë na mungojnë edhe pajisjet shëndetësore për të hyrë në dhomat ku janë të shtruar pacientët me koronavirusi”, tha Brakaj gjatë komunikimit me gazetarin e Fax News, Enea Meksi.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBrenda mega-spitalit të parë koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar
Artikulli tjetërKoronavirusi, kreu britanik i shëndetësisë: Jemi në rregull nëse vdesin më pak se 20,000