Pagë për 3 muaj nga qeveria, ja kush janë përfituesit e ndihmës financiare

Nga data 1 prill bizneset me aktivitet të mbyllur, të vetëpunësuarit, familjet me ndihmë ekonomike, përfituesit e pagesës së papunësisë do të përfitojnë nga paketa e ndihmës ekonomike. “Paga e luftës” do të jepet për 3 muaj për situatën e krijuar nga Koronavirusi.

Advertisements

Të gjithë përfituesit duhet të paraqesin pranë drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, ndërmjet portalit e-filing, kërkesat me të dhëna ku përfshihen:

a) Të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues të pajisur me NIUS.

Advertisements

b) Të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë të vetëpunësuarit, punonjësit e papaguar
të familjes dhe të punësuarit, përfshirë:

i. emrin, atësinë, mbiemrin.

ii. numrin personal të identifikimit të përfituesit,

iii. bankën ku përfituesi ka llogarinë rrjedhëse
bankare.

iv. numrin e llogarisë bankare

Përfituesit e ndihmës financiare janë individët:

a) Personat fizikë të vetëpunësuar;

b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;

c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;

ç) Të punësuarit në personat juridikë.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak“I kanë martuar nënë e babë borxhit publik”, Basha me tone të ashpra: Qeveria t’i vërë gishtin kokës, ka arritur pika e vlimit
Artikulli tjetërMbërrijnë në Itali 10 mjekë dhe 20 infermierë shqiptarë në ndihmë kundër COVID-19