Gati për të shpëtuar jetë, mjekët shqiptarë mbërrijnë në Rinas, presin avionin për të shkuar në Itali

Të gjithë mjekët dukët se janë gati, pasi janë të veshur me veshjen mbrojtëse dhe maska ata do të japin kontributin e tyre për të përballuar situatën me koronavirus në Itali.
TIRANË- Në Rinas kanë mbërritur 10 mjekët dhe 20 infermierët, të cilët do të shkojnë në Itali ku do ndihmojnë kolegët e tyre për të shpëtuar jetët e pacientëve të prekur me COVID-19.

Advertisements

Të gjithë mjekët dukët se janë gati, pasi janë të veshur me veshjen mbrojtëse dhe maska ata do të japin kontributin e tyre për të përballuar situatën me koronavirus në Itali. Bashkë me TA për t’i përcjellë drejt Italsië është edhe kryeministri Edi Rama, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.Ndërkohë, në Shqipëri janë 186 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 10. 31 nga të prekurit janë shëruar, por harta e infektimit është zgjeruar. Puka i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 107 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 77 shtretër. Autoritetet kanë vetëm një thirrje për qytetarët: Qëndroni brenda!

Advertisements

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPse në Gjermani vdesin më pak nga Corona? Në rast ekstrem: cilët të sëmurë do të shpëtohen në Gjermani?
Artikulli tjetër“Janë në vijën e parë, Xhaçka publikon FOTO-t e vajzave dhe grave me uniformën e FA: Kanë lënë familjen në shtëpi