Një mjeke në New York, Dr. Kamini Doobay, ka rrëfyer makthin që po përjeton, teksa përballet me pandeminë vdekjeprurëse. Numri i të vdekurve po shtohet në masë. Me lot në sy, ajo tregon se si duhet t’u japë lajmin e trishtë familjarëve, për ndarjen nga jeta të prindërve apo gjyshërve të tyre, pasi asnjë i afërm nuk lejohet në spital.
Advertisements
“Njerëzit po vdesin vetëm në spital, pa asnjë të afërm pranë tyre dhe kjo është një ndër gjërat më të tmerrshme me të cilat jam përballur. Asnjëherë nuk jam ndjerë aq e ngarkuar fizikisht dhe emocionalisht në jetën time. Asnjëherë nuk jam ndjerë kaq e trishtuar, asnjëherë…”, ka thënë doktoresha për “Daily Mail”.
Shtetet e Bashkuara, Europa, Japonia, Kina dhe India po injektojnë triliona dollarë në shpenzime qeveritare, ndërsa po përpiqen ta mbajnë ekonominë globale nën kontroll.
Advertisements
Përgjigjja ndaj pandemisë së koronavirusit ka qenë e shpejtë. Sipas një analize të fundit nga CNN, nga qeveritë dhe bankat qendrore deri më tani janë dhënë rreth 7 trilionë dollarë.
Totali përfshin shpenzimet qeveritare, garancitë e huasë dhe lehtësimin e taksave, si dhe shtypjen e parave nga Bankat Qendrore për të blerë asete të tilla si obligacionet dhe fondet e aksioneve.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!