Nuk respektuan distancën mes njëri-tjetrit, policët në Afrikë qëllojnë me plumba gome qytetarët para supermarketit (FOTO)

Efektivët e policisë në Afrikën e Jugut gjuajtën plumba gome drejt blerësve që rrinin para një supermarketi në Johannesburg.

Advertisements

AFRIKA E JUGUT– Përhapja e koronvirusit në Afrikën e Jugut ka nxitur autoritetet që të marrin rregulla të forta në përpjekje për zhdukjen dhe mbrojtjen nga Covid-19.

Së fundmi mediat e huaja kanë shkruar dhe publikuar disa imazhe ku shihet se policia ka reaguar ashpër ndaj të gjithë personave që thyejnë rregullin e izolimit.

Advertisements

Efektivët e policisë në Afrikën e Jugut gjuajtën plumba gome drejt blerësve që rrinin para një supermarketi në Johannesburg.

Agjensia tha që rreth 10 automjete policie kishin mbërritur në Yeoville, ku disa qindra njerëz që ishin mbledhur jashtë një supermarketi Shoprite nuk po respektonin rregullat e distancës fizike.


Blerësit e befasishëm shkelën njeri- tjetrin dhe një grua me një foshnjë në shpinë u rrëzua në tokë. Policia më vonë përdori kamxhikët për të ndëshkuar qytetarët që shkelën rregullat. Afrika e Jugut, ka 1,170 raste të konfirmuara të koronavirusit.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakBabë e bijë vdesin nga koronavirusi, tragjedi e dyfishtë në familje! Nëna s’vajton dot vajzën 33-vjeçare dhe burrin e ndjerë, brenda 24 orëve vdes e reja farmaciste
Artikulli tjetër“Nuk ka virus që na shkatërron”/ Mos e humbni! Fëmijët këndojnë kundër koronavirusit