Deputeti i opozitës së re Adriatik Alimadhi ndodhet prej të premtes, 28 mars në Spitalin Infektiv, pasi deklaroi publikisht se ishte infektuar nga Covid-19.
Advertisements
Megjithëse në postimin e tij në rrjetet sociale tha se gjendja e tij ishte e stabilizuar, disa orë më vonë ai lajmëroi se do të nisej pranë Spitalit Infektiv.
“News24” raporton se mjekët po e mbajnë në trajtim deputetin.
Advertisements
“Gjendja e tij nuk është e rënduar, është stabël, por arsyeja pse e shtruan në spital është se ka sëmundje bashkëshoqëruese”.
Deputeti tha se ai dhe bashkëshortja e tij janë të infektuar me koronavirus. Në reagim, Alimadhi akuzonte kryeministrin Rama për mungesën e infrastrukturës në spitale dhe për autoambulancën e rrënuar, e cila e kishte çuar për në Sanatorium ku edhe bëri analizat.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!