Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar edhe një herë se si do bëhet aplikimi për të marrë leje dalje për pazaret nga një pjesëtar familje.
Advertisements
Në këtë mesazh, shefi i qeverisë ka theksuar se Shqipëria nuk ka tjetër rrugë, përveç shtrëngimit të masave, për të dalë nga kjo luftë pa një mal me viktima, sic thotë Rama, duke sjellë në vëmendje atë që po ndodh në vende të tjera të botës.
Sipas Ramës, nuk duhet harruar se “nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!”.
Advertisements
POSTIMI I PLOTE I RAMES:
Unë ju kërkoj ndjesë 1000 herë të gjithëve dhe ua bëj hallall sharjet e mallkimet atyre që nuk duan të shohin, nuk duan të dëgjojnë, nuk duan të kuptojnë se kur edhe vendet më të fuqishme të planetit, po numërojnë qindra e qindra të vdekur në ditë, ne nuk kemi asnjë rrugë tjetër nga SHTRËNGIMI I MASAVE DHE UNITETI KOMBËTAR për të dalë nga kjo luftë pa një mal me mijëra të vdekur në fund! Të gjitha rregullohen, por JETA NUK NA JEPET DY HERË dhe vuajtjet të gjitha harrohen, po TË VDEKURIT NUK RINGJALLEN MË kur na vijnë mendtë! Prandaj me hir ose pahir, të gjithë duhet dhe do bëjmë durim, KJO LUFTË NUK FITOHET NDRYSHE!
Nga e hëna në ZONAT URBANE, kush del për pazar pa autorizim shkel ligjin dhe ndëshkohet! Ky autorizim nuk duhet për ata që shkojnë në punë, të cilët do të vazhdojnë të lëvizin njësoj si më parë me autorizimet që disponojnë.
🔴 KUR APLIKONI ME www.e-albania.al/ APROVIMI JU VJEN MENJËHERË NDËRSA ME SMS PËRGJIGJA VJEN PAS 24 ORËSH!
🔴 LEJE MUND TË MARRË VETËM NJË PERSON I FAMILJES PËR NEVOJAT MË BAZIKE SI USHQIMET DHE ILAÇET! KALIMI I AFATIT NJË ORËSH NUK DO TË GJOBITET, AI VLEN PËR TË ANALIZUAR FLUKSET E LËVIZJES GJATË FASHËS ORARE!
🔴 PENSIONISTËT NUK MUND TË APLIKOJNË, SEPSE NUK DUHET TË LËVIZIN NGA SHTËPIA DHE ATA QË JANË TË VETMUAR DO T’I NDIHMOJMË NE!
*Ju lutem mos e harroni se nëse shifrat nuk po bëhen alarmante, kjo është vetëm falë masave që kemi marrë dhe respektimit të tyre nga 99% e njerëzve të këtij vendi! Eksperienca e botës tregon qartë se vendet ku masat janë marrë vonë apo nuk respektohen fort, vdekshmëria është alarmante, spitalet shkojnë në kolaps dhe lufta bëhet rraskapitëse në çdo drejtim!
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!