E bija e një zyrtari të imigracionit në Aeroportin Heathrow në Britani, i cili ka vdekur nga koronavirusi, humbi jetën por nga koronavirusi vetëm 24 orë më vonë.
Advertisements
Sudhir Sharma, i cili punonte në Terminalin e Tretë, vdiq të mërkurën para se farmacisjta Pooja ta përjetonte fatin e njëjtë tragjik një ditë më vonë.
Burri 61-vjeçar nga Londra punoi në aeroport deri më 7 janar, prandaj zyrtarët besojnë se ai nuk është infektuar në vendin e punës por diku tjetër.
Advertisements
Besohet se ai kishte edhe probleme të tjera shëndetësore, që e kishin detyruar të mungonte në punë. Megjithatë, ai së fundmi ishte kthyer në vendin e punës.
Pooja, 33-vjeçare, punonte si farmaciste në Sussex dhe raportohet se për tri ditë kishte marrë trajtim mjekësor para se të vdiste.
Nuk është e qartë nëse babai dhe e bija ishin në kontakt të ngushtë me njëri-tjetrin para tragjedisë, shkruan “Daily Mail”.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!