I infektuari me Covid-19 në Elbasan ishte administrator pallati, ja ke infektoi

Burri i infektuar me koronavirus në Elbasan është administrator pallati dhe shënon ndër rastet e para në këtë qytet. Raportohet se janë infektuar dhe dy djemtë e 62 vjeçarit, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç.

Advertisements

Sakaq nën izolim është bashkëshortja e 62 vjeçarit, punonjëse në hipotekën e Elbasanit. Aktualisht zyra hipotekore është mbyllur dhe stafi është nën izolim.

Ende është e paqartë se kush nga pjestarët e familjes është prekur më parë dhe ka infektuar më pas pjesën tjetër.

Advertisements

Një ditë më parë u deklarua se një nga djemtë i cili ka pasur kontakte me një shtetas italian, dyshohet se ka infektuar familjen e tij. I pashpjegueshëm është fakti se vetëm gruaja e familjes ka rezultuar negative.

Nuk përjashtohet mundësia që të jetë infektuar gruaja e para, pasi fqinjët konfirmojnë faktin se ajo para dy javësh ka pasur temperaturë, duke nënkuptuar se tamponi ka rezultuar negativ pasi gruaja mund të jetë shëruar në kushte shtëpie.

Gjithsesi 4 anëtarët e familjes janë izoluar prej ditës së djeshme në banesën e tyre. Shqetësim është fakti i zinxhirit të kontakteve. Djemtë nuk përbëjnë shumë problem në Elbasan pasi ata jetonin në kryeqytet, por prindërit kishin lëvizje në qytet.

Burri është administrator pallati. Burimet bëjnë me dije se burri administrator, javën e fundit kishte mbledhur edhe lekët e ashensorit, pra pagesën mujore që u mbahet familjeve.

Në lidhje me këtë, banorët aty pranë e ndjejnë veten të rriskuar, ndonëse një ditë më parë u krye dezinfektimi i zonës, pallatit dhe banesës.

Në lidhje me dy të infektuarit e parë në Elbasan, të cilët janë të së njëjtës familje shpresohet që tamponët që do tu bëhen të rezultojnë negativë, pasi janë stabilizuar ndjeshëm. Në Elbasan konstatohen 5 të infektuar që i përkasin dy familjeve.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKafe turke për një jetë të gjatë? Disa fakte interesante
Artikulli tjetërHistoria e dhimbshme e infermieres te Infektivi, plagët më të mëdha nuk i duken