Pipero zbulon kur mund të marrë fund karantina, tregon me çfarë kurohen pacientët e shtruar tek Infektivi

Mbrëmjen e sotme, mjeku i njohur infeksionit Pëllumb Pipero, është në një lidhje Skype me emisionin “Zonë e Lirë”, ku ka treguar se mendon që nga java e dytë e prillit do zbuten masat e vendosura nga qeveria për karantinimin.

Advertisements

“Për të bërë testime për konfirmim, që do të thotë të gjurmosh me shumë kujdes të gjitha rastet e kontaktit. Të gjithë qytetarëve do të vazhdoja t’u kërkoja me këmbëngulje në shtëpi. Trim i mirë është ai që mbrohet, jo ai që del. Sa kohë që nuk kemi një vaksinë për t’u trajtuar Covid-19, mënyra më e mirë për të zbutur kurbën është shmangia e kontakteve.

“Unë mendoj që javën e dytë të prillit do fillojnë të zbuten shumë masat dhe nëse qytetarët i kanë respektuar masat e krijuara nga qeveria, java e fundit të marsit, java e parë e prillit do zbuten masat”, ka thënë Pipero.

Advertisements

“Njerëzit e shtruar tek ne kurohen sipas eksperiencës më të mirë të marrë nga Kina, nga Italia dhe vendet e tjera. Kurohen sipas një udhëzuesi që përfshin dy anti-viralë, simptomatikë të tjerë. Ndërkohë që flasim, ka ardhur një sasi e vogël hidroksilkorine. Në bazë të protokolleve të një kompanie të madhe amerikane, kemi porositur një medikament të ri që është shpresëplotë për trajtimin e koronavirusit”, tha mjeku.

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakKoronavirus nuk reziston në letrat e printuara. Pse maskat kirurgjikale janë më të “rrezikshme”. Çfarë zbulojnë shkencëtarët
Artikulli tjetërKurti reagon pas deklaratave të Grenell: Inkurajues deklarimi kundër shkëmbimit të territoreve, por asnjëherë nuk i kam thënë që …