Presidenti Trump firmos paketën 2.2 trilionë USD. Çdo shtetas merr 1.200 USD në muaj

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi sot në Shtëpinë e Bardhë, ligjin për injektimin në ekonominë dhe shoqërinë amerikane të shumës 2.2 trilionë dollarë.

Advertisements

Paketa masive financiare synon të hedhë një sasi të madhe parash në ekonominë amerikane, për të kapërcyer rënien e thellë shkaktuar nga pandemia.

Nënshkrimi i paketës së stimulimit ekonomik erdhi pak orë pasi ligji u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve.

Advertisements

Paketa financiare është më masivja në historinë amerikane. Ajo ka për qëllim të ndihmojë individët dhe kompanitë të përballojnë pasojat ekonomike shkaktuar nga epidemia e koronavirusit dhe për të mbuluar koston e pajisjeve të domosdoshme mjekësore për të cilat spitalet kanë nevojë urgjente.

Çdo i rritur do të marrë 1.200 USD në muaj dhe çdo fëmijë, 500 USD.

Presidenti dha shembull konkret si do të përfitojë një familje, për shembull me katër anëtarë: Në total, 3.400 USD në muaj, të ndara në 1.200 USD për secilin nga dy të rriturit dhe nga 500 USD për secilin fëmijë. Shuma mujore do të jepet cash drejtpërdrejt qytetarëve në banesat e tyre ose përmes transfertave në llogaritë e tyre bankare. /noa.al/

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak89-vjeçarja e paralizuar kërkon të pajiset me kartë identiteti për pensionin. E motra 82 vjeçare: Më thonë sille me barelë
Artikulli tjetërStudimi i OBSH për përhapjen e koronavirusit: Ja nga cfarë të kenë kujdes stafet mjekësore