Kryeministri Edi Rama tha në një lidhje me “Skype” emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se do të jepte gjithçka, vetëm që të mos ishte në këtë situatë të krijuar nga koronavirusi.
Advertisements
Kreu i qeverisë tha se është gati të dorëzojë postin e kryeministrit, madje edhe me festë, nëse dikush gjen rrugën për të bindur virusin të largohet.
Pyetje: Nuk më kujtohet një politikan që të ketë fituar një luftë e më pas të ketë fituar dhe zgjedhjet. A i druheni kësaj?
Advertisements
Rama: Sikur të më thonë, që njerëzit do ta fitojnë këtë luftë, nëse ti nesër nuk do jesh në zgjedhje, unë do kisha firmosur sot me kënaqësinë më të madhe fundin e kësaj lufte. Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot. E kam mendjen vetëm te një pikë, dita kur do të kthehemi në normalitet, nuk e di si do të jetë. Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton. Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe.
Më tej, kryeministri paralajmëroi të gjithë qytetarët se nuk do të ketë falje të faturave të energjisë elektrike. Ai tha se kush nuk paguan dritat, do të mbetet pa drita, pasi sipas tij, janë falur kamatëvonesat, që nuk do të ishin falur kurrë, po të mos ishte situatë lufte.
Rama: Kush nuk paguan dritat, do të ketë drita. Drita pa lekë nuk ka. Ne kemi falur kamatëvonesat, kemi bërë një falje massive. Është aty një volum parash, që ua kemi falur njerëzve dhe ata duhet ta kuptojnë që nuk do i kisha falur kurrë, nëse nuk do të ishim në luftë. Ama shpenzimet do të paguhen një më një. Kush nuk do të paguajë, të fikë dritat, drita pa lekë nuk ka.
Fshirja e kamatëvonesave është mishërim i parimit të mbështetjes së atyre që do të vuajnë më shumë nga lufta. Këtu janë ata që kanë më pak lehetësi për të paguar. Ju them të gjithëve, ajo që shteti jep, është ajo që shteti mbledh, nëse shteti nuk mbledh, nuk ka çfarë jep. Duhet ta dinë të gjithë se ka një limit, që lidhet me si e kush e financon borxhin tënd. Në maj, do dalim në tregun e kapitaleve, për të marrë kapital nga Eurobondi. Nëse ne nuk jemi të financueshëm, honi i zi është aq i thellë, sa dhe virusi nuk na gjen më, edhe sikur të jemi të gjithë grumbull.
/BalkanWeb/
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!