Mjeku qiraxhi nxirret jashtë nga pronarja, frikësohej se mund ta infektonte me koronavirus

Mjekët dhe infermierët janë në frontin e parë të luftës me koronavirusin dhe po mundohen që të trajtojnë pacientët në të gjithë botën. Por një kirurg nga Britania u përball me një lajm të papritur nga pronarja e shtëpisë.

Advertisements

Joseph Alsousou, 43 vjeç i erdhi kërkesa që të largohej nga dhoma me qera pasi pronarja frikësohej se mund ta infektonte me koronavirus.

Mjeku tha se pronarja i dërgoi një email duke i dhënë 28 ditë kohë që të largohej pasi frikësohej se do i çconte koronavirusin në shtëpi.

Advertisements

Ai u përpoq ta bindte se ajo nuk ishte e rrezikuar nga virusi, por pronarja kërkoi që të largohej sa më shpejt të ishte e mundur, raporton Daily Mail.

Joseph jetonte në Headington, Oxford që prej muajit gusht. Aktualisht punon në Qendrën Ortopedike të Nuffield dhe në Spitalin John Radcliffe në Oxford.

Pasi u largua nga shtëpia, kirurgu tha se gati shpërtheu në lot gjatë udhëtimit për tre orë që të shkonte tek familja e tij në Merseyside./a.m/noa.al

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprakPozitiv me koronavirus, drejtori i Urgjencës Kombëtare tregon ‘ilaçin’ më të mirë kundër covid 19
Artikulli tjetërTragjike, vdesin 3 persona në një aksident në autostradë