Nuk kërkoi ndihmën e ambulancës, bankieri 47-vjeçar vdes i vetëm në shtëpi nga Covid-19: Janë shumë të zënë…

Mësohet që ai ka qëndruar në shtëpi pa telefonuar ambulancën për të kërkuar ndihmë, pasi sipas tij mjekët dhe infermierët mund të ishin shumë të zënë duke u kujdesur për pacientë të tjerë.
BRITANI E MADHE– Koronavirusi ka prekur mbi 300 mijë njerëz në mbarë botën dhe u ka marrë jetën mbi 20 mijë njerëzve. Ndërkohë mes personave të prekur shpesh herë ka histori të trishta, shokuese dhe mjaftë të dhimbshme teksa kanë përjetuar COVID-19 në trupin e tyre.

Advertisements

Kështu është edhe historia e një bankieri 47-vjeçar nga Uellsi i cili ka ndërruar jetë në shtëpinë e tij teksa ndodhej në vetizolim pas simptomave të koronavirusit.

Mësohet që ai ka qëndruar në shtëpi pa telefonuar ambulancën për të kërkuar ndihmë, pasi sipas tij mjekët dhe infermierët mund të ishin shumë të zënë duke u kujdesur për pacientë të tjerë.

Advertisements

47-vjeçari Tim Galley, i cili nuk kishte pasur asnjë problem tjetër përveç koronavirusit gjatë këtyre ditëve ka qëndronte i ndarë nga e dashura e tij, Donna Cuthbert, pasi u përkeqësua më shumë nga virusi.

Mësohet se ai kishte pasur si fillim probleme me të vogla me fytin, por që më pas agravoi më shumë, derisa virusi i mori jetën.

Ndërkohë në Britani numërohen më shumë se 9,500 të infektuar me koronavirus dhe 465 të vdekur.Partnerja e 47-vjeçarit kishte thënë se në fillim ai kishte pasur ethe dhe se vendosi që të mos shkonte në punë. E nga ana tjetër ajo e kishte të pamundur që t’i qëndronte afër dhe ta shihte sepse ai vendosi që të qëndronte i ndarë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“U shqetësova shumë në momentin kur filloi të mbulohej nga ethet, pasi shqetësohesha për koronavirusin. Por, ai dëshironte që të më mbronte dhe unë nuk mundesha që të shkoja e ta vizitoja.”- ka thënë Cuthbert.

Ndërsa e ëma e bankierit u shpreh: Kur ai po përkeqësohej vazhdimisht, i kërkova që të telefononte një ambulancë, por vazhdonte të më thoshte se ishte mirë, se ai nuk kishte probleme shëndetësore dhe se ata do të ishin tepër të zënë duke u marrë me njerëz të tjerë.

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: qatarday.com

Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!

SHQIPERIA IME GRUP

Artikulli paraprak‘Gjuetia’ e pacientit zero në Kinë të çon tek shitësja e karkalecave, si shëtiti spital më spital e sëmura me ethe, s’i gjenin kurën dhe e ‘mbytën’ me injeksione
Artikulli tjetërKoronavirusi në Itali/ 6205 persona nga stafi mjekësor të infektuar, 37 kanë humbur jetën