Ka shkuar në 21 numri i viktimave në Greqi për shkak të virusit vdekjeprurës COVID-19.
Advertisements
Viktima e fundit është një i moshuar, i cili ndërroi jetë në spitalin e Xanthit ditën e sotme, ndërsa ishte diagnostifikuar me koronavirus që prej së mërkurës.
“Spitali i Përgjithshëm Xanthi shpreh keqardhje që një person rezultoi pozitiv me Covid-19 në zonën e Komunës së Mykis. Ai sot ndërroi jetë. Administrata dhe stafi ynë i spitalit shprehin ngushëllimet tona për të afërmit e tij”, tha në deklaratë Spitali i Përgjithshëm Xanthi.
Advertisements
Në Xanthi janë regjistruar gjithsej 8 raste të konfirmuara të koronavirusit, përfshirë 4 në qytet, 3 në zonën malore dhe 1 në Diomedia.
Ndërkohë numri i personave të infektuar në Greqi ka shkuar në 743.
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!