Situata e epidemisë së koroanvirusit ishte sot shqetësimi kryesor i prefektit të Napolit dhe krahinës së Campania, Vincenzo De Luca, i cili i bëri apel për ndihmë kryeministrit Conte.
Advertisements
«Komunikimi ndërqeveritar i ditëve të fundit për epideminë është i gjymtuar. Thirrja e të gjithë personelit në veri rrezikon të bëjë që kriza të shpërthejë në mënyrë dramatike në jug. Dhjetë ditët në vijim do të jenë një ferr, jemi në pritje të përhapjes shpërthyese të infektimit, jemi në limite të qëndrueshmërisë”, tha De Luca në një letër drejtuar kryeministrit italian e ministrave, teksa në Napoli u regjistrua sot vdekja e parë e një mjeku familjeje nga koronavirusi i ri.
Doktori Gaetano Autore, 69 vjeç dilte sivjet në pension por u shtrua me koronavirus në spitalin La Schiana di Pozzuoli. Koordinatorja e provincës Barbara Preziosi njoftoi për vdekjen. «Sapo u informova se dhe mjekët e familjes në Napoli po paguajnë çmimin më të lartë për kontributin e tyre», tha ajo, duke i ofrur familjes «përqafimettona të sinqerta». (IlMessaggero)
Advertisements
Bashkohuni edhe në grup, mund të ndani në çdo kohë denoncimet dhe çdo ankesë me të gjithë ndjekësit e tjerë!